Një 7-vjeçar, nxënës i shkollës fillore në Dallas të Teksasit, i ka shpëtuar vdekjes për pak sekonda.
Ishte shoferja e autobusit të shkollës që transporton nxënës që reagoi, kur ia bëri me dije se po ngufatej pasi kishte gëlltitur monedhën derisa po luante me bashkëmoshatarët në ulëset e pasme.
Raquel Radford Baker, shofere veterane e shkollës Dallas Indepdenent, po i transportonte fëmijët drejt shkollës Seagoville, kur ndodhi incidenti, transmeton Telegrafi.
Vogëlushi madje u filmua nga kamerat e sigurisë brenda autobusit, kur derisa po luante gëlltit monedhën dhe fillon të ngufatet.
7-vjeçari Preston, nxënës i klasës së parë, shihet duke qeshur me bashkëmoshatarët kur fut diçka në gojë. Disa sekonda më vonë, ai alarmon Raford Baker se kishte gëlltitur monedhën dhe se kishte nevojë për ndihmë.
“Kam gëlltitur monedhën”, i thotë Preston shoferes e cila ia kthen: “monedhën”.
Raford Baker që është e trajnuar për dhënie të ndihmës së parë, reagoi menjëherë, aplikon metodën “Heimlich” që e shtrëngon në shtëpinë dhe gjoks duke e detyruar ta vjellë. /Telegrafi/