Ky është një moment i pazakontë kur gazetari i televizionit britanik BBC bie në pishinë, derisa po intervistonte sportistët.
Por, është interesant fakti se si gjatë transmetimit live ai dëgjohet duke thënë se duhet të tregohet i kujdesshëm, por ende pa kaluar dy sekonda ai bie në ujë, transmeton Telegrafi.
Kjo pakujdesi e tij i bëri të qeshin sportistët që po i intervistonte, ndërsa kjo video deri më tani është shikuar nga mijëra persona.
“Më duhet të jem i kujdesshëm pasi në bel e kam të vendosur mikrofonin që mund të më laget”, dëgjohet gazetari duke thënë para se të përfundonte në ujë. /Telegrafi/