Telegrafi

Derisa po hapte një varr në Mitrovicë, një person hasi në disa eshtra

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 09:50 në fshatin Zabërxhë të Mitrovicës.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për krime lufte të cilët kanë marrë eshtrat e kufomës për ekzaminim në IML.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për krime lufte të cilët kanë marrë eshtrat e kufomës për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/