Telegrafi

Derisa po bisedonte me të birin, Nicola Peltz e ‘injoroi’ Victoria Beckhamin në Javën e Modës në Paris

Nicola Peltz duket se e injoroi vjehrrën e saj, Victoria Beckham, ndërkohë që stilistja në një moment po bisedonte me djalin e saj, Brooklynin.

Familja Beckham u ribashkuan për një shfaqje të modës në Paris pas thashethemeve për një mosmarrëveshje mes tyre.

Në një klip të postuar në TikTok, 48-vjeçarja u pa duke qeshur me Brooklyn, 23-vjeçar, ndërsa aktorja Nicola ishte duke biseduar me motrën e saj të vogël, Harper, 11-vjeçare.

Foto: Screenshot/Twitter

Nicola dhe Brooklyn kanë qenë në Javën e Modës në Paris për disa ditë, duke qenë të pranishëm në një sërë shfaqjesh.

Burime pranë tyre theksuan se: “Victoria i kërkoi Brooklynit dhe Nicolas të qëndronin në Paris dhe të shihnin shfaqjen e saj”.

Lexo po ashtu Victoria Beckham shpërthen në lot në momentin kur u ribashkua me Nicola Peltz në shfaqjen e modës në Paris

“Kjo do t’i ndalte thashethemet për përçarje dhe ajo dhe familja do të donin t’i shihnin ato”, theksoi tutje burimi.

Foto: Screenshot/Twitter

Mosmarrëveshja e Nicole dhe Victorias erdhi pasi kjo e fundit u tha se kishte refuzuar t’ia realizonte fustanin e bardhë në ditën e tyre të rëndësishme.

Krahas raportit me Nicole, ylli i modës u raportua se fshiu edhe tatuazhin me inicialet e Davidit. /Telegrafi/

@gala.fr #victoriabeckham #harperbeckham #nicolapeltzbeckham #brooklynbeckham #VBSS23 #parisfashionweek #tiktokfashion ♬ CLOSE MY EYES – Ki