Stuhitë e rërës, shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë goditur ditëve të fundit qytetet australiane që prej muajsh luftonin me thatësinë, duke zvogëluar kështu rrezikun nga vatrat e zjarrit që megjithatë po zgjerohen në juglindje të vendit.
Stuhitë në Canberra sot kanë dëmtuar disa ndërtesa të qeverisë, kompani të ndryshme, shtëpi private e vetura, duke bërë kështu që ky vend të mbetet pa energji elektrike pasi që erërat e forta kanë shkulur pemët dhe shtyllat e rrymës, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e motit të ligë janë lënduar dy persona kanë bërë të ditur ekipet emergjente të shpëtimit, kurse në perëndim të vendit retë e kuqe me rërë të madhësisë prej 300 kilometrave, kanë sjellë erërat e forta që fryjnë me 110 kilometra në orë, duke “ngufatur” qytetet.
“E gjithë kjo është pasojë e thatësisë”, ka deklaruar kryetari i njërit prej qyteteve të përfshira nga stuhitë e rërës, Ben Shields.
Hiiq më lehtë nuk ka shpëtuar as Melbourne që është qyteti i dytë më i madhi në Australi, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë pritet të godasin edhe më fuqishëm gjatë ditëve në vazhdim.
Stuhitë e vazhdueshme gjatë vikendit kanë shkaktuar përmbytje në Brisbane, e të reshurat e shiut janë duke u zgjeruar në New South Wales dhe Victoria që megjithatë kanë ndihmuar në zvogëlimin e vatrave të zjarrit që shkaktuan dëme të mëdha materiale përfshirë mbi 2,600 shtëpi të shkatërruara. /Telegrafi/
Golf-ball sized hailstones rain down on parts of southeastern Australia.
The white balls of ice were large enough to smash car windows and injure birds: https://t.co/LcFk150dxG pic.twitter.com/sTMXoQ0UYo
— CNN International (@cnni) January 20, 2020
In Australia, people have been filming rolling clouds of dust sweeping across New South Wales.
The massive dust storms blanketed entire towns and blacked out the sun over the weekend. https://t.co/LcFk150dxG pic.twitter.com/oVTKV0Ieig
— CNN International (@cnni) January 20, 2020