Site icon Telegrafi

Derisa ndodhet për koncerte, Fifi thotë se ia kanë vjedhur telefonin në Manhattan

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është bashkë me partnerin e saj, biznesmenin Adis Patushi në Manhattan, gjersa do të realizojë edhe disa performanca.

E së fundmi, artistja nga Ferizaj ka njoftuar ndjekësit se ia kanë vjedhur telefonin.

Foto: Screenshot/Instagram

“Loqkamana. Telefoni im është vjedhur midis Manhattan. Kështu që kushdo që tenton të më shkruaj ose me më thirr. Mos u lodhni”, tha ajo.

Lexo po ashtu Fifi dhe Adis Patushi me pushime në New York

“Deri të vi në Tiranë Fifi është pa numër”, vazhdoi më tej 28-vjeçarja.

Fifi këtë vit ka qenë po ashtu një nga emrat më të kërkuar në treg për mbrëmje e koncerte.

E njëjta deri në fund të këtij viti do të sjellë edhe disa këngë të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version