Telegrafi

Derisa konfirmohet prezenca e Ronaldos në stadium, kamerat kapin edhe një tifoz me modelin e tij ikonik të flokëve

(Foto: Screenshot/Twitter/Getty Images)

Fenomeni Ronaldo Nazario ishte i pranishëm në Stadium 974 për ta ndjekur ndeshjen ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës.

Selecao dhe Helvetikët janë vënë përballë në Grupin G dhe të dyja skuadrat kërkojnë një vend në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.

Të dyja përfaqësueset hynë në sfidën e raundit të dytë me nga tri pikë të arkëtuara, pasi kishin triumfuar në takimet e para.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Skuadra që do të fitonte siguronte pjesëmarrjen në fazën tjetër, ndërsa çfarëdo rezultati tjetër lë gjithçka hapur.

Dhe për ta përcjellë nga afër Brazilin ishin legjendat e futbollit, në mesin e tyre Ronaldo dhe Roberto Carlos.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Derisa kamerat e shfaqën prezencën e tyre në stadium, regjia menjëherë nxori një fokus një tifoz me modelin ikonik të flokëve të Fenomenit nga Botërori i vitit 2002. /Telegrafi/