Fenomeni Ronaldo Nazario ishte i pranishëm në Stadium 974 për ta ndjekur ndeshjen ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës.
Selecao dhe Helvetikët janë vënë përballë në Grupin G dhe të dyja skuadrat kërkojnë një vend në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.
Të dyja përfaqësueset hynë në sfidën e raundit të dytë me nga tri pikë të arkëtuara, pasi kishin triumfuar në takimet e para.
Skuadra që do të fitonte siguronte pjesëmarrjen në fazën tjetër, ndërsa çfarëdo rezultati tjetër lë gjithçka hapur.
Dhe për ta përcjellë nga afër Brazilin ishin legjendat e futbollit, në mesin e tyre Ronaldo dhe Roberto Carlos.
Derisa kamerat e shfaqën prezencën e tyre në stadium, regjia menjëherë nxori një fokus një tifoz me modelin ikonik të flokëve të Fenomenit nga Botërori i vitit 2002. /Telegrafi/