Meg Corrigan ka qenë duke u kthyer nga Zante e Greqisë, kur shoqja ia ka treguar një video, që një i ri e kishte realizuar në telefonin e saj.
Ato kanë mbetur të befasuara, kur kanë kuptuar se ai ka hyrë fshehurazi në dhomën e tyre, për t’i paralajmëruar se mund të jenë në rrezik, transmeton Telegrafi.
“Të jesh më e kujdesshme me gjërat tuaja. Nëse unë mund të hyjë këtu, të gjithë munden”, ka thënë ai në filmimin e shkurtër.
Nuk dihet se si ka hyrë ai në dhomë, pasi që gjatë tërë kohës ato e kanë mbajtur mbyllur, apo kanë qëndruar në ballkonin që ndodhet përballë. /Telegrafi/
https://youtu.be/c65n6xIkdSI