Telegrafi

Derisa ishte duke e ngasur veturën e tij, sulmohet me armë zjarri një person në Zveçan

Foto: Ilustrim

Ishte duke ngasur veturën e tij kur disa persona nga një veturë tjetër në lëvizje kishin shtënë me armë zjarri drejt veturës së tij.

Kështu bënë të ditur një person që e kishte raportuar rastin e tij në polici mbrëmjen e së shtunës.

Pas daljes në vendin e ngjarjes së ekipes policore, aty ishin sekuestruar edhe  pesë gëzhoja të plumbave.

Sipas policisë për lëndime në njerëz nuk raportohet përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga të shtënat.

Kjo ngjarje kishte ndodhur në Zveçan.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se person-a të panjohur nga një veturë në lëvizje  kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti në procedurë hetimore”, njofton policia. /Telegrafi/