Site icon Telegrafi

Derisa ishin në automjet, dikush i kishte gjuajtur me armë në Nadakoc të Vushtrrisë – nuk ka të lënduar  

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë raportuar se derisa kanë qenë me automjetin tyre, person-a të panjohur nga një automjet në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Rasti ka ndodhur në fshatin Nadakoc të Vushtrrisë, të enjten në orën 23:00.

“Dy ankuesit meshkuj  kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë me automjetin tyre, person-a të panjohur nga një automjet në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vend e ngjarjes nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Lidhur me këtë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë dhe pasi intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version