Banoret e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno dhe Ilnisa Agolli, po vazhdojnë të kenë probleme me njëra-tjetrën.
Derisa gazetarja ishte në tualet, në atë moment iu bashkua edhe aktorja e njohur.
Biondja më pas dëgjohet duke bërtitur, duke treguar se ka hyrë në tualet.
Egla në anën tjetër tha se ka harruar diçka dhe se hyri për të marrë në tualet.
Megjithatë, ky veprim i saj duket të jetë i qëllimshëm marrë parasysh që hyrja në tualet është e ndaluar, kundër rregullave, kur është dikush tjetër në tualet.
Pritet të shihet nëse do të merret një vendim nga ‘Vëllai i Madh’ për këtë gjest.
E fundit që u largua nga Big Brother vlen të ceket se është Vesa Smolica. /Telegrafi/