Telegrafi

Derisa i gëzohet suksesit të këngës së re “A je”, Bardhi tregon se të enjten sjell bashkëpunimin me Azet

Foto: Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Bardhyl Idrizi-Bardhi, vetëm pak ditë më parë solli këngën e re të quajtur “A je”.

Projekti u prit shumë mirë nga publiku dhe vetëm për dy ditë mblodhi mbi një milion klikime në kanalin YouTube.

Derisa po i gëzohet këtij suksesi, ai në një postim tjetër tregon se këtë javë sjell këngën e radhës në bashkëpunim me Azet.

Bardhi (Foto: Instagram)

“Një milion në dy ditë. I bekuar&falënderues gjithë jetën”, ka shkruar artisti nga Kumanova.

“Bardhi x Azet, së shpejti. Të enjten 23:59 premierë”, shtoi në tjetrin postim të publikuar në InstaStory.

Lexo po ashtu Bardhi publikon këngën e re "A je"

Kjo do të jetë kënga e tretë nga albumi i tij i ri pas: “Emanuela” në bashkëpunim me Alketën dhe “A je”.

 

Pritet që edhe këngët e tjera të kenë suksesin e dëshiruar, meqë është shndërruar në një nga reperët më të preferuar të momentit. /Telegrafi/