Site icon Telegrafi

Derisa Era Istrefin e kërcënojnë, kështu pritet Dua Lipa në Moskë (Video)

Në Moskë nga sot fillon festivali Evropa Plus me performanca “live” ku është pritur të performojnë katër këngëtare shqiptare.

Në mesin e këngëtareve performuese që është pritur të performojnë ishte edhe Era Istrefi, por në momentin e fundit ajo e ka anuluar këtë performancë.

Mediat raportojnë se Era nuk ka udhëtuar fare në Rusi pasi është kërcënuar për shkak të këngës shqipe që do të këndonte.

Derisa Era nuk ka arritur të shkojë fare atje, Dua Lipa është pritur tej mase ngrohtësisht nga fansat atje, shkruan arbresh.

Pos Duas, pritet të performojnë edhe Bebe Rexha dhe Arilena Ara.

Exit mobile version