Site icon Telegrafi

Derisa dueli i dekadës po afron – Iranian Hulk dhe Njeriu më i frikshëm në Planet po bëjnë stërvitje të ‘çmendura’

Hulk Iranian është duke u përgatitur për luftën e tij me ” Njeriu më të frikshëm në Planet”, Martyn Ford duke marrë disa masa të pazakonta.

Sajad Gharibi po përgatitet për luftën e shumëpritur në O2 Arena me mënyra të tilla si duke e goditur kokën vazhdimisht me gjëra të forta dhe duke i bërë trajnerët e tij ta godasin me një shtyllë metalike në stomak.

Në një video tjetër, ai tregoi se si kishte marrë një mori goditjesh në bark, ndërsa në një tjetër, ai luftoi me katër burra njëherësh gjatë një seance pesë orëshe.

Lexo po ashtu 'Njeriu më i frikshëm në Planet' i thotë Hulkut iranian të veshë "pantallonat më të gjatë" pasi do ta godet pamëshirshëm

Në anën tjetër, Njeriu më i frikshëm në Planet po stërvitet për pesë orë në ditë, duke përçuar kështu mesazh te kundërshtari i tij.

Martyn Ford dhe Sajad Gharibi do të takohen në Londër më 2 prill, ndërsa kërkojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.

Lexo po ashtu "Njeriu më i frikshëm në Planet" - Pasuria neto, aktrimi, karriera në boks dhe gjithçka tjetër që duhet të dini për Martyn Ford

Dyshja kanë shkëmbyer ofendime në internet që kur lufta e tyre u konfirmua dhe gjithashtu kanë treguar regjimet e tyre mbresëlënëse të stërvitjes për ndjekësit në rrjetet sociale.

Përpara betejës, e cila është cilësuar si ‘më e rënda në botë’, Ford tani ka zbuluar programin e tij intensiv të stërvitjeve. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version