Telegrafi

Derisa besimtarët dëgjoheshin duke u lutur, dy vajza në Britani filmojnë veten duke vënë “mish derri” para dyerve të xhamisë – e duke derdhur edhe “alkool” (Video)

Një video e publikuar së fundmi në internet ka shokuar opinionin në Britani, për faktin se në të shfaqen dy vajza të cilat filmojnë veten duke lënë para derës së xhamisë mish derri dhe derdhur alkool, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes duke qeshur me zë.

Videoja që në masë të madhe po qarkullon në mediat sociale, tregon dyshen që për cak kishin xhaminë Madina dhe Qendrën Islamike në rrugën Stansfield në Oldham të Mançesterit, transmeton Telegrafi.

Vajzat që filmojnë veten pretendojnë se kanë lënë mish derri para dyerve të xhamisë, dhe largohen me vrap duke qeshur me zë. Ajo çfarë është më e tmerrshme është fakti se besimtarët dëgjoheshin duke u lutur brenda xhamisë, kur vajzat lanë para derës mishin e derrit.

Përdoruesit e mediave sociale pretendojnë se ato gjithashtu kishin derdhur brenda ndërtesës alkool si dhe kishin futur lodra seksi në një kuti të kartonit.

Videoja e këtij rasti të tmerrshëm ka marrë mijëra shikime, kurse zyrtarët e xhamisë kanë pranuar se janë në dijeni të videos dhe se planifikojnë ta raportojnë rastin në polici.

Ndërkaq në video gjithashtu shfaqet momenti kur një kalimtar rasti i vëren duke “pirë alkool”, e vajzat mundohen të arsyetohen duke thënë se “janë duke pritur dikë”.

Sekretari  i përgjithshëm i xhamisë Madina, Dara Miah, 44-vjeç, ka deklaruar se e ka para videon dhe se planifikon ta raportojë rastin në polici. Shumë persona të komunitetit mysliman kanë reaguar ashpër me veprimin e vajzave, duke kërkuar nga autoritetet që të kapen dhe arrestohen. /Telegrafi/