Telegrafi

Derisa Arslan festonte golin ndaj Interit, shtëpia e tij ishte grabitur

(Foto: Getty Images)

Mesfushori i Udineses, Tolgay Arslan, kishte shënuar gol në fitoren befasuese të Udineses kundër Interit, derisa hajnat kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur gjësende në vlerë prej 12.000 eurosh.

32-vjeçari, i cili ka nënshtetësi gjermane dhe turke, ishte njëri nga golashënuesit në fitoren prej 3-1 në Dacia Arena të dielën ndaj Nerazzurrëve.

Ai festoi me bashkëlojtarët dhe familjen e tij, ndërsa edhe fëmijët ishin të pranishëm gjatë intervistave pas ndeshjes.

Mirëpo, Arslan u kthye në shtëpi për të mësuar se vilën e tij e kishin thyer dhe hajdutët ishin larguar me gjësende të raportuara me vlerë 12.000 euro.

Lexo po ashtu Rikthim fantastik, Udinese mposht Interin dhe merr kryesimin në Serie A

Në këtë shumë përfshihen dy kompjuter dhe stoli ari. /Telegrafi/