Site icon Telegrafi

Derisa Arsenali vazhdon me oferta te Atletico, Chelsea tenton t’ia ‘marrë nga dora’ Parteyn

Chelsea raportohet se është duke tentuar që të transferojë Thomas Parteyn nga Atletico Madridi, raporton Daily Telegraph.

The Blues po kërkojnë një mesfushor defansiv, ndërsa Frank Lampard e ka bërë prioritet transferimin e Decla Rices nga West Hami.

Por, ‘Çekanët’ po kërkojnë plotë 85 milionë euro për ta lënë mesfushorin anglez të largohet në drejtim të Chelseat.

Skuadra londineze nuk dëshiron të paguajë këtë shumë edhe pse lojtari e dëshiron kalimin në Stamford Bridge, duke u fokusuar te Partey.

Arsenali ka kohë që është në garë për transferimin e lojtarit, mirëpo që nuk po ofrojnë shumën e kërkuar nga Los Rojiblancos.

Lexo po ashtu PSG dhe Arsenal rivalizojnë njëra tjetrën për Thomas Partey

Në këtë situatë, Chelsea dëshiron të veprojë shpejtë dhe t’ua marrë nga dora mesfushorin rivalit lokal nga Londra.

Atletico Madridi po kërkon 40 milionë euro për kartonin e Parteyt. /Telegrafi/

Exit mobile version