Telegrafi

Deri tani janë pastruar 300 kilometra kanale, deri në fund të vitit do të pastrohen të gjithë pjesët problematike

Lumenjtë dhe kanalet e mbushura me mbeturina kanë qenë një ndër arsyet në shkaktimin e tragjedive në Maqedoni dhe shkaktimin e vërshimeve në Shkup dhe në rajonin e Tetovës. Këtë vit nga vërshimet kanë humbur jetën 23 persona në Shkup kurse vitin e kaluar 4 persona në Tetovë pësuan nga mos pastrimi i shtratit të lumenjve dhe kanaleve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga sektori i sapo krijuar në Maqedoni me titullin ”Menaxhimi i ujërave të Maqedonisë” është filluar iniciativa për pastrimin e kanaleve dhe shtratit të lumenjve. Deri në fund të vitit ky institucion premton se do të pastrohen të gjithë shtretërit e lumenjve dhe kanalet për ujitje.

Deri tani janë pastruar 300 kilometra hapësirë në zona problematike./Telegrafi/