Telegrafi

Deri në shtatë orë e gjysmë pritje në Merdar, për të dalë nga Kosova

Pasditen e së enjtes pritjet e gjata të mërgimtarëve në pikat kufitare për të dalë nga Kosova kanë prekur kulmin.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 18:06) plot shtatë orë e gjysmë kohë nevojiten për të lëshuar Kosovën përmes vendkalimit kufitar të Merdarit.

Radhët për të dalë nga ky vendkalim kufitar tashmë kanë shkuar në tre kilometra, transmeton Telegrafi.

Situatë jo e lehtë me radhët është edhe në dy vendkalimet tjera kufitare, Muçibabë e Dheu i Bardhë.

Pritjet në këto dy pika janë rreth një orë e gjysmë derisa kolonat e veturave shkojnë nga 600-700 metra.

Në Jarinjë pritjet për të dalë nga Kosova e kalojnë gjysmë orëshin, derisa kolona e veturave është rreth 300 metra.

Në Mutivodë pritjet janë rreth 15 minuta, derisa nuk ka radhë të veturave.

Kujtojmë që Ministria e Brendshme ka këshilluar mërgimtarët që për shkak të ngarkesës së madhe në pikën e Merdarit, të shfrytëzojnë edhe vendkalimet tjera kufitare me Serbinë.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar në këtë link. /Telegrafi/