Komisioni zgjedhor ka bërë të ditur se deri në ora 14:00 kanë marr pjesë vetëm 37.7 për qind e qytetarëve në zgjedhjet për Komunën e Tuzit.
Siç raporton RTCG, përcjell Telegrafi, në zgjedhje marrin pjesë pesë lista dhe një koalicion dhe kanë të drejtë vote 11,904 qytetarë.
Si asnjëherë më parë partitë politike shqiptare kanë themeluar Forumin Shqiptar për Komunën e Tuzit, i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.
Qytetarët Tuzi do të votojnë në 30 vendvotime deri në ora 20:00. /Telegrafi/