Telegrafi

Deri në fund të shekullit, gjysma e të gjitha specieve mund të zhduken (Foto)

Në një konferencë me ekspertë të mbajtur në Vatikan, është thënë se një në pesë kafshë rrezikon të zhduket, ndërsa deri në vitin 2099 mund të kenë ngordhur gjysma e tyre.

Biologë nga vende të ndryshme, kanë kërkuar të ndërmerren masa të menjëhershme, në mënyrë që të mbrohen jetët e gjallesave që ende jetojnë, transmeton Telegrafi.

Tigrat dhe rinoqerontët po përballen me zhdukje të madhe, pasi gjuetarët po i mbysin për t’i shitur në tregun e zi të Kinës.

Mirëpo, nga raporti i komisionit për Zhdukje Biologjike del se shumë kafshë që nuk janë të popullarizuara dhe konsiderohen se janë të shumta në numër, po përballen me këtë fenomen negativ.

Sipas kësaj del se shumë kafshë të zakonshme, që luajnë rol kyç në biosferën e Tokës, rrezikohen po aq sa edhe ato që konsiderohen specie të rrezikuara.

Rinoqerontët rrezikojnë të zhduken në masë të madhe

“Materia e gjallë e planetit tonë, është duke nga rrëshqitur nga duart sepse po e dëmtojmë vet” thuhet në raportin e publikuar nga The Observer, lidhur me rastin.

“Vendet e pasura të perëndimit, po i vjedhin resurset që janë të çmueshme dhe po e shterojnë në masë të pafalshme. Jemi ne që e marrin peshkun nga deti dhe i shkatërrojmë koralet nga tabani, si dhe lëshojmë dioksid karboni në atmosferë.”

Në konferencë është kërkuar që të krijohet menjëherë një mur rrethues në Seregeti, si dhe të ndërmerren masa për të parandaluar gjuetinë e paligjshme. /Telegrafi/