Site icon Telegrafi

Deri në fund të muajit do të dihet emri i Ministrit të ri të shëndetësisë

Ende nuk dihet kush do ta marrë funksionin Ministër i shëndetësisë, por pritet që ky vendim të sillet deri në fund të muajit.

Duke iu përgjigju pyetjes pas nënshkrimit të marrëveshjes për përkrahje të bujqve të rinj në MBPEU-së, kryeministri Zoran Zaev theksoi se sot sërish ka pasur takim me partnerët e koalicionit, ndërsa dje ka biseduar me Zijadin Selën dhe me Ali Ahmetin.

“Bëhet fjalë për një dikaster shumë serioz. Thash se deri në fund të muajit do të marrim vendim. Dhjetë ditë pasi që zyrtarisht u shpallen të përfunduara zgjedhjet, intensivisht bisedojmë. Çdo moment e përdorim, që sa më shpejt ta përzgjedhim këtë vend në ministri dhe ta plotësojmë vendin e zbrazët edhe në ministrinë për investime të huaja si dhe zëvendësministrin i cili u bë kryetar komune në Çair”, tha Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version