Kryeministri Zaev konfirmoi se do të ketë takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski deri në fund të kësaj jave.
Dialogi me opozitën është domosdoshëm për integrimet euroatlantike dhe për këtë shkak, thotë Zaev, jam i gatshëm të ulem në tryezë me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për të biseduar jo vetëm rreth Ligjit për PSP-n, por edhe për zbatimin e zgjedhejeve presidenciale dhe agjendës reformuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
OBRM-PDUKM thonë se Mickoski në takim me Zaevin do të shkojë me qëndrimin se për opozitën maqedonase është e papranueshme që prokurorja Katica Janeva të vazhdojë me udhëheqjen e PSP-së. I nevojshëm është një institucion i pavarur që do t’i hetojë hetimet si për udhëheqjen e kaluar ashtu edhe për dyshimit rreth pushtetit të tashëm.
Zaev është i bindur se ndryshimet ligjore nuk do të jenë shpëtim nga hetimet që i udhëheq PSP-ja. Afati për hetime u vendos me insistimin e OBRM-PDUKM-së në bisedimet në Përzhino, sqaron kryeministri Zaev./Telegrafi/