Site icon Telegrafi

Deri në 20 gardë celsius temperaturat gjatë javës së parë të prillit

Mbi territorin e Kosovës gjatë javës së parë muajit prill do të mbizotëroj mot i ndryshueshëm, kështu bënë të ditur Prishtina Weather.

Sipas saj është dita e hënë ajo që do të jetë më e ftohtë kurse përmirësim i motit pritet menjëherë ditën e mërkurë duke shkuar kështu temperaturat deri në 20 gradë celsius, gjatë ditë së premte.

“Mot i ndryshueshëm po parashihet për javën e parë të muajit prill.  Fillimisht me më shumë vranësira, por pa mundësi të mëdha për të reshura.  Në aspektin termik mbetet më ftohtë ditën e hënë, e deri të mërkurën temperaturat në rritje, kur edhe pritet të ketë më shumë diell”, thuhet në njoftim.

Mot i ndryshueshëm me diell dhe me reshje shiu kohë pas kohe do të jetë prezentë edhe gjatë vikendit.

Nga dita e enjte sërish parashihet të mbajë mot i vranët, e kohë pas kohe me të reshura shiu, që deri në mbrëmje pushojnë.  Ditën e premte më pas, më ngrohtë e kryesisht me diell.  Sipas parashikimeve të fundit, mot të ndryshueshëm do të kemi edhe në fundjavë.  Diell e ngrohtë të shtunën, e ditën e diel të reshura shiu”, njofton PW./Telegrafi/

 

Exit mobile version