Site icon Telegrafi

Deri këtë ditë mund të kenë vlerë vendimet e kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal

Ekzistonte një huti rreth funksionimit të kryetarëve të komunave dhe të këshillave komunal dhe për të shuar dilemat është përgjigjur ministria e drejtësisë në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Pasi është kërkuar mendim dhe vlerësim nga Ministria e Drejtësisë, ju njoftojmë se kryetarët e komunave dhe këshillet komunale, sipas nenit 16 të Ligjit për zgjedhje, funksionin e tyre mund ta ushtrojnë deri më 15 maj, apo thënë ndryshe deri në fund të pjesës së parë të majit.” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version