Banorët e Tetovës, Gostivarit e Manastirit duhet që brenda dy vitesh të kenë gaz natyror, por vetëm nëse qeverisja lokale do të arrijnë që të ndërtojnë rrjetin lokal të gazifikimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pritet që këtë vit të ndërtohen 80 kilometër rrjet, kurse buxheti i ndarë arrinë në 40 milionë euro. Alsat-M bën të ditur se paralelisht do të punohet në dy trase, nga Shkupi drejt Gostivarit, përmes Tetovës, si edhe nga Shtipi drejt Negotinës, e pastaj deri në Manastir.
Komunat mund të zgjedhin se si do ta ndërtojnë rrjetin shpërndarës, përmes themelimit të ndërmarrjeve publike, privato-publike, ose detyrën t’ia lënë një investuesi privat. Problemi kryesor është shpronësimi i pronave përgjatë trasesë.
Deri tani, gaz natyror përdorin vetëm qytetet e Strumicës, Kumanovës dhe Shkupit./Telegrafi/