Në Debat D Plus, me Ermal Pandurin, të ftuar të sotëm janë analistët Imer A. Mushkolaj, Arton Demhasaj, Albert Krasniqi dhe Rasim Alija.
Alija shprehet se Vushtrria do të fitohej nga Vetëvendosje nëse kandidate e këtij subjekti do të ishte Aida Dërguti.
“Rritja e numrit të asamblistëve, nuk është përkthyer në votat për kandidatët e VV-së. Kishte pra huqje në përcaktimin e kandidatëve, në Mitrovicë, në Ferizaj e sidomos Vushtrri që do të ishte e fituar po të kandidonte Dërguti”, tha ai. /Telegrafi/