Telegrafi

Dërguti: Qeveria Haradinaj është qeveri me katër kryeministra (Video)

Deputetja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Aida Dërguti ka thënë se qeveria Haradinaj është qeveri e katër kryeministrave, pasi katër liderët e partive politike në koalicionin qeverisës nuk kanë koordinim të mirë.

Aida Dërguti, në një intervistë dhënë Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ku ka folur edhe për qeverinë Haradinaj dhe programin e saj.

Sipas saj, Kosova ka probleme me qeveritë e deritashme dhe qeverisjen pasi asnjë qeveri nuk ulet për të diskutuar rreth programit qeverisës por për pozitat e caktuara të liderëve politikë.

“Në përgjithësi kemi probleme me qeverisjet në Kosovë, pasi asnjëherë s’kemi pa një qeveri e cila është ulur dhe për disa muaj ka diskutuar programin qeverisës. Krejt diskutimet çka ndodhin për krijimin e koalicioneve dhe ndarjen e qeverive në këtë vend kanë ndodhur për pozita. Pozita të caktuara të liderëve të partive. Kjo e sjell një rezultat çfarë dhe e kemi. Po ta krahasojmë me vendet e BE-së, me muaj diskutohen detaje të programit qeverisës dhe ka mospajtime rreth programit, jo rreth pozitave. Qeveria Haradinaj është qeveri e cila ka praktikisht katër kryeministra: Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Behxhet Pacolli dhe Fatmir Limaj. Të katërtit kanë ndarje të pushtetit dhe siç duket nuk kanë një koordinim të mirë me kryeministrinë”, potencoi Dërguti. /Telegrafi/