Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dukagjin Gorani nuk ka dashur të jap komente rreth sms-ave të publikuara nga një grup i “Viberit” të subjektit të tyre.
Aty shihet gjuha e ashpër e përdorur nga Aida Dërgutit ndaj themeluesit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Këtij të fundit ajo i është referuar me “mut”.
Deputeti Gorani nuk e ka mohuar këtë skandal duke thënë se më mirë për këtë çështje është të flas kryetari i partisë, Visar Ymeri.
“Për krejt këtë çështje më së miri është me fol me Visarin. Siç e keni pa edhe vet unë se kam ditë për çka është ka bëhet fjalë. Nuk e kisha komentu hiq atë punë. Krejt kjo çështje të adresohet, ashtu siç ka filluar mu adresu dhe pa ndonjë qëllim të keq, përmes komuniko formal me kryetarin e VV-së, Visarin”, ka thënë ai për “Indeksonline”
Biseda e plotë në Viber:
Dardan Molliqaj: Donikën e kan arrestu prap
Aida Dërguti: E atë mutin?
Dukagjin Gorani: ??
Dardan Molliqaj: Donika Kadaj
Albulena Haxhiu Krasniqi: Po eshte pritur
Dukagjin Gorani: Për shkak të mosrespektimit të mbrëmshëm, apo jo?