Telegrafi

I dërguan për t’u argëtuar, cirku në qytetin rus tmerroi vogëlushët – beteja e përgjakshme e dy tigrave habiti të pranishmit

Performansa me kafshë të egra në një cirk mori kahje tjetër, kur dy tigra filluan betejën e tyre të përgjakshme në prezencë të audiencës që ishte kryesisht e përbërë nga fëmijët dhe prindërit që i shoqëronin.

Trajnerët e kafshëve vazhdimisht shiheshin duke goditur me shkopinj tigrat, me shpresën se do të arrijnë t’i ndajnë, por beteja e tyre vazhdoi në cirkun Kislovodsk të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Një nga tigrat e emëruar Eru u sulmua nga një tigër tjetër – Gina, kurse të pranishmit mbetën të habitur nga ajo që panë, pavarësisht se kishin shkuar për t’u argëtuar.

Eru është lënduar rëndë, kurse veterinerët po bëjnë të pamundurën që ta shpëtojnë nga më e keqja. Menaxhmenti i cirkut janë kritikuar shumë për mos reagim të menjëhershëm dhe vënien nën kontroll të situatës.

Beteja mes dy tigrave zgjati për disa minuta, kurse kafsha e lënduar u fut në kafaz dhe më pas u dërgua te veterineri për kontroll. /Telegrafi/