Site icon Telegrafi

Dërgonte mesazh me telefon derisa ishte prapa timonit, anglezi rrokulliset me veturë – humb kraharorin

Një shofer i cili derisa ishte prapa timonit po dërgonte mesazh me telefon, ka humbur kraharorin kur u përplas me veturë në një shenjë të komunikacionit, dhe u rrokullis duke shkaktuar një aksident të tmerrshëm me veturat që vinin nga kahja e kundërt.

Një kamerë e vendosur brenda një veture shfaq momentin, kur vetura në Brighton të Sussexit të Anglisë përplaset në shenjën e komunikacionit, transmeton Telegrafi.

E për ta shpëtuar nga vdekja, mjekët janë detyruar t’ia amputojnë kraharorin. Pamjet e këtij aksidenti janë publikuar me lejen e shoferit por që ka dashur të mbetet anonim.

Sipas hetuesve të policisë angleze por edhe shoferit, gjithçka ndodhi si rezultat i shpërqendrimit dhe përdorimit të telefonit derisa po ngiste veturën.

Ai madje ka pranuar publikisht se në ato momente po dërgonte mesazh dhe se nuk e kishte parë çfarë po i dilte përpara, duke bërë që nga përplasja e fuqishme të rrokulliset. /Telegrafi/

Exit mobile version