Telegrafi

I dërgoi mesazhe me përmbajtje erotike të miturës, arrestohet i dyshuari nga Prizreni

Është arrestuar një person në Prizren.

I njëjti gjatë muajit shkurt-mars 2023, ka ngacmuar seksualisht përmes rrjeteve sociale një të mitur, duke i dërguar mesazhe me përmbajtje erotike.

“Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes rrjeteve sociale i ka dërguar mesazhe me përmbajtje erotike viktimës femër kosovare e mitur. I dyshuari në dëshminë e tij ka pranuar se i ka dërguar mesazhe viktimës”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/