Telegrafi

Dërgohet pa shenja jete një person në Spitalin e Gjilanit

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur në Gjilan.

Sipas policisë në Spitalin e Gjilanit është sjell pa shenja jete viktima mashkull kosovar.

Sipas familjarëve, viktima vuante nga sëmundje të mëhershme dhe ishte duke u trajtuar viteve të fundit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore. /Telegrafi/