Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Shtëpinë e Shëndetit në Shtime është dërguar pa shenja jete viktima mashkull dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Rasti ka ndodhur të hënën në Shtime.
“Është raportuar se në shtëpinë e shëndetit në Shtime, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.
Rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/