Site icon Telegrafi

Dërgohet pa shenja jete një person në QKUK, rasti po hetohet

Foto: Arkiv

Një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pa shenja jete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 18:20 në rrugën “Zija Shemsiu”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Viktima mashkull kosovar është sjellë në QKUK pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version