Një person duke ecur rrugës i është përkeqësuar gjendja dhe nga një kalimtar rasti është dërguar në QKMF në Rahovec, ku mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:15 në rrugën “Jaha Duza”, në Rahovec.
Tutje bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktimës mashkull gjatë në rrugë e sipër, i është përkeqësuar gjendja dhe nga një kalimtar rasti është dërguar në QKMF Rahovec, ku mjekët përgjegjës kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/