Telegrafi

Dërgohet pa shenja jete një grua në emergjencën e Ferizajt

Një grua është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

Sipas policisë vdekja e saj është konstatuar nga ekipa mjekësore. Njësiti policor ka dal ne vendngjarje.

Në lidhje me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/