Telegrafi

Dërgohet pa shenja jete në klinikë një grua nga Graçanica – nisin hetimet

Një grua është dërguar pa shenja jete në klinikën mjekësore në Llapnasellë në komunën e Graçanicës.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:20.

“Nga klinika mjekësore në Llapnasellë, kanë njoftuar se viktima femër kosovare është sjell pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend-ngjarje”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/