Një grua është dërguar pa shenja jete në klinikën mjekësore në Llapnasellë në komunën e Graçanicës.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:20.
“Nga klinika mjekësore në Llapnasellë, kanë njoftuar se viktima femër kosovare është sjell pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend-ngjarje”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/