Telegrafi

Një person me probleme shëndetësore dërgohet në urgjencë nga një taksist, mjeku konstaton vdekjen e tij

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton se një person, me profesion taksist, e ka dërguar një person me probleme shëndetësore në urgjencë, ndërkaq mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 06:55 në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/