Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë dërguar në mbajtje dy të dyshuarit lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Baks të Skenderajt.
Më tej policia njofton se nga të dyshuarit janë konfiskuar edhe një kallash dhe një pushkë gjuetie.
“Raportohet se në rrethana të panjohura janë plagosur mes veti tre meshkuj kosovarë. Dy të lënduar janë dërguar në emergjencën e Skenderajt, njëri nga ata ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK, kurse i treti është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në QKUK.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion, ndërsa dy të dyshuar dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/