Site icon Telegrafi

Dërgohen në mbajtje dy të dyshuarit për fajde në Prishtinë, i treti ende në arrati

Më datë 9 tetor të këtij viti, policia ka pranuar informacion për një rast fajdeje në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se menjëherë kanë filluar trajtimin e informacioneve dhe se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë identifikuar tre persona të dyshuar lidhur me rastin, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe intervistuar gjatë ditës së sotme (e shtune).

Sipas policisë, personat e dyshuar janë:

– A.F, mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe;

-E.F, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Aktualisht hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Exit mobile version