Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë nisur takimet me Grupet Parlamentare për të diskutuar rreth mandatit të Gjykatës Speciale.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka konfirmuar për Telegrafin se sot kanë zhvilluar takim me Grupin Parlamentar të PDK-së.
“Sot jemi takuar me Grupin Parlamentar të PDK-së. Temë diskutimi ka qenë dërgimi për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, të mandatit që i ka skaduar Gjykatës Speciale”, ka thënë Klinaku.
Ai ka shtuar se javën e kaluar të njëjtin takim e kanë mbajtur edhe me Grupin Parlamentarë të AAK-së dhe Nismës.
Klinaku ka thënë se ftesë për takime të tilla kanë marrë të gjitha partitë e po ashtu edhe presidenti, kryeministri dhe kryetarja e Kuvendit. /Telegrafi/