Juventusi ka fituar 2-0 ndaj Interit në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së 13-të në Serie A.
Rasti i parë serioz ishte për Juventusit, kur Gelson Bremer në minutën e 19-të lëshoi një pasim te Filip Kostic, por goditja e tij përfundoi jashtë.
Një mundësi të mirë shënimi më pas e pati edhe Edin Dzeko (26’), me goditje e tij që fluturoi ngjitur shtyllës së majtë.
Cross ➡️⚽#ForzaInter #JuventusInter pic.twitter.com/OajXz2waMb
— Inter ⭐⭐ (@Inter) November 6, 2022
Deri në fund të 45 minutave të para, dy skuadrat treguan kujdes të shtuar, ndërsa Nicolo Barella bëri një pasim te Denzel Dumfries (42′), por holandezi shpërdoroi mundësinë me një goditje të gabuar.
Pjesa e dytë filloi furishëm, me Zonjën e Vjetër që ia doli të zhbllokonte sfidën në minutën e 52-të.
Ishte Adrien Rabiot, ai që i dha epërsinë torinezëve, me një asistim të Filip Kostic.
51'|⚽️| HA SEGNATO ADRIEEEEEENNN 🐎
Sgroppata di Filip e palla dentro per un colpo da biliardo di Rabiot!#JuveInter [1-0] @EASPORTSFIFA pic.twitter.com/m7pJPCqQQa— JuventusFC (@juventusfc) November 6, 2022
Juventusi më pas ia doli të shënonte edhe golin e dytë, mirëpo ishin të pafat – pasi VAR-i e anuloi atë për lojë me dorë nga Danilo.
Biankonerët nuk u dorëzuan, dhe e dyfishuan rezultatin, tani nëpërmjet Nicolo Fagioli, që shënoi në minutën e 85-të.
85'|⚽️| FAGIOOOOO ANCORA FAGIOOOOO!!
Contropiede perfetto e goal! ⚽️#JuveInter [2-0]
@EASPORTSFIFA pic.twitter.com/jLSMcjmZRl— JuventusFC (@juventusfc) November 6, 2022
Pas javës së 13-të, Juventusi gjendet në vendin e pestë me 25 pikë, dirsa Interi ka një më pak në pozitën e shtatë.
Në xhiron e 14-të, Juventusi do ketë punë me Veronën, ndërsa Interi takohet me Bolognan. /Telegrafi/
Video: Nicolo Fagioli's goal. Kostic with assist.pic.twitter.com/VxDlmjSu1D
— Max Statman (@emaxstatman) November 6, 2022
RABIOT GOALpic.twitter.com/nUsPlGWUXd
— Juve Canal (@juve_canal) November 6, 2022