Interi dhe Juventusi janë ndarë me barazim 1-1 në Derby D’Italia i vlefshëm për javën e 34-të të Serie A.
Rivalët e urryer, Nerazzurrët dhe Bianconerët kanë zhvilluar një derbi të madh mes vete, me emocione, duele dhe gola, por pa arritur të fitojnë asnjëri.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën të gjejnë edhe golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e shtatë dhe ishte Radja Nainggolan, i cili shënoi një supergol nga distanca për 1-0 pas asistimit të Matteo Politanos.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por nga rastet e të dyja skuadrave, vetëm mysafirët arritën të tundin rrjetën.
Ishte minuta e 62-të e ndeshjes, kur Cristiano Ronaldo shënoi një gol të bukur për 1-1 pas bashkëveprimit të mirë me Miralem Pjanic.
Deri në fund të ndeshjes të dyja skuadrat zhvilluan futboll të hapur për të tentuar fitoren, por asnjëra nuk arriti të gjej golin dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.
Pas këtij barazimi, Interi e she veten në pozitën e tretë me 62 pikë apo katër më shumë se Roma në vendin e katërt, ndërsa Juve ka 88 pikë në vendin e parë.
Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët udhëtojnë te Udinese, ndërsa Juventusi e pret Torinon. /Telegrafi/
RADJA NAINGGOLAN! WHAT A GOLAZO!
THIS IS WHAT I WANT FROM YOU! YOUR LONGSHOOT! LAE KAU LUAR BIASA LAE! @OfficialRadja 🔥🔥🔥 pic.twitter.com/Sv2Bz1iQhu— he (@bahie94) April 27, 2019
https://twitter.com/iBndrz/status/1122228325940977664