Site icon Telegrafi

Derby della Madonnina thyen rekordin e tifozëve, Interit fiton mbi 5 milionë euro

MILAN, ITALY - DECEMBER 27: The FC Internazionale Milano fans show their support prior to the TIM Cup match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on December 27, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Derbi i Milanit i njohur si Derby della Madonnina do të luhet të dielën në “San Siro”, ku tifozët kanë vendosur të mos e lënë asnjë vend të lirë në këtë super ndeshje. 

Kjo është ndeshje e 169-të mes Interit e Milanit në Serie A dhe pritet t’i ketë 78 mijë të pranishëm në stadium.

Do të jetë ndeshja me më shumë tifozë për këtë sezon të Serie A deri më tani, ku klubi do t’i fitojë mbi 5 milionë euro.

Pamja nga ndeshje e kaluar . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Që nga muaji gusht, tribunat e Interit kanë qenë më të mbushurat në Itali.

Interi ka arritur në kuotën e 294.233 tifozëve gjithsej, me një mesatare 59 mijë të pranishëm për ndeshje, ndërsa tek kuqezinjtë kanë qenë të pranishëm 179.855 tifozë, pra rreth 45 mijë për ndeshje.

Të dyja skuadrat vijnë nga një periudhë më se pozitive, duke i rritur pritshmëritë e tifozërive për derbin.

Gennaro Gattuso e Luciano Spalletti . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Interi vjen pas gjashtë rezultateve pozitive radhazi, ndërkohë Milani ka krijuar një farë vazhdimësie me tri fitore të njëpasnjëshme. /Telegrafi/

Exit mobile version