Interi dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për derbin e parë lokal për këtë sezon të njohur ndryshe si “Derby della Madonnina”.
Nerazzurrët janë nikoqir të Rossonerëve në derbin e parë lokal të sezonit, i cili i takon xhiros së tetë të kampionatit italian, Serie A.
Skuadra e Spallettit dëshiron të vazhdoj serinë pozitive pa humbje këtë fillim sezoni me gjashtë fitore dhe një barazim, ndërsa si vendas i kanë tri fitore nga po kaq ndeshje.
Në anën tjetër, skuadra e Vincenzo Montellas po përjeton formë të luhatshme këtë fillim sezon dhe vjen në derbin nga dy humbje radhazi, teksa do ishin të kënaqur edhe me një barazim.
Ky derbi ka thyer rekordin e përfitimeve në histori të Serie A, pasi janë shitur të gjitha biletat dhe janë arkëtuar rreth 4.9 milionë euro.
Të dy trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme me futbollistët që kanë në dispozicion.
Inter: Handanovic, D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Nagatomo; Gagliardini, Valero; Candreva, Vecino, Perisic; Icardi
Milan: Donnarumma; Musacchio, Bonucci, Romagnoli; Borini, Kessie, Biglia, Bonaventura, Rodriguez; Suso; Andre Silva.
/Telegrafi/