Site icon Telegrafi

“Derby della China”, plasin talljet në rrjetet sociale për derbin e Milanos (Foto)

Derbi më i madh lokal në botë, Inter – Milan, ka ndryshuar kahje së fundmi.

Kjo për shkak të pronësisë së dyja skuadrave, që tash kanë në krye multi miliarderë nga Kina, të cilët pritet të investojnë në këto klube dhe me gjasë të ngrisin brendet dhe futbollin në tregun aziatik.

Ky ndikim është reflektuar edhe në orarin e ndeshjes së madhe, ku në ora 12:30 është përcaktuar pikërisht për shkak të tregut aziatik.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga derbi milanez

Natyrisht se kjo nuk ka mundur të kalojë aq lehtë në rrjetet sociale nga adhuruesit e futbollit nga Evropa të cilët e kanë marrë afër zemrës faktin se ndeshja luhet në mesditë, shkruan Telegrafi.

Në një seri postimesh në rrjetet sociale, vërehet se si stadiumi San Siro me foto montazhë është shndërruar në formë të një tempulli kinez duke ironizuar me pronësinë e skuadrave.

Nëse kërkon në rrjetet sociale për Derby della Madonnina, atëherë një nga rezultatet është edhe “Derby della China” dhe “Derby della Made in China”, çka i bën talljet me këtë derbi mjaft intensive.

Pavarësisht talljeve afro një miliard shikues nga mbarë bota do ta shikojnë këtë ndeshjes teksa në stadium është një numër rekord shikuesish ndër vite. /Telegrafi/

 

Exit mobile version