Derby County duket se i ka prishur befasinë e Chelseat për emërimin e Frank Lampardit si trajner, pasi e kanë liruar këtë të fundit nga seancat stërvitore që pritej të zhvilloheshin sot dhe nesër.
Skuadra që luan në Championship ka bërë të ditur se trajneri anglez është liruar nga stërvitjet që do të ndodhin sot (1 korrik) në palestër për kardio me stafin mjekësor të tyre.
“Derby County ka justifikuar Frank Lampard të raportojë përsëri për stërvitjet para sezonale të hënën dhe të martën për t’i lejuar diskutimet e tij në lidhje me një lëvizje të mundshme te Chelsea që të përfundohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet fillimisht në njoftim.
Derby County has excused Frank Lampard from reporting back for pre-season training on Monday and Tuesday to allow his discussions regarding a potential move to Chelsea to be concluded as soon as possible.
— Derby County (@dcfcofficial) July 1, 2019
“Ditët e parë të stërvitjeve do të zhvillohen në palestër, duke u fokusuar në stërvitjet e kardios, testet mjekësore dhe gjërat e tjetra në qendrën stërvitore”.
“Me supozimin se Frank do të arrijë një marrëveshje me Chelsea për t’u bërë trajneri i tyre i ri, klubi do të shtojë përpjekjet për të gjetur një trajner zëvendësimi”, përfundon njoftimi i Derbyt.
Me shumë gjasë pritet që skuadra londineze ta prezantojë legjendën e tyre si trajnerin e ri, që njëherësh do të jetë edhe zëvendësues i Maurizio Sarrit që kalojë te Juventusi. /Telegrafi/